Nga ideja tek biznesi, ne ju ndihmojmë në çdo hap

Hapja e një biznesi pa informacion të saktë mund të çojë në gabime që kushtojnë kohë dhe para. Me Deva Consulting, çdo hap bëhet i qartë dhe i kontrolluar që në fillim.

Për bizneset e reja

Këshillim financiar dhe deklarime në tatime falas për 3 muaj për bizneset e sapohapura.

Hapja e një biznesi në Shqipëri

Hapja e një biznesi nuk është vetëm regjistrim në QKB. Zgjedhja e formës ligjore dhe dokumentacioni fillestar janë vendimtare për mënyrën si do funksionojë biznesi juaj.

Format kryesore të organizimit:

Person Fizik (PF)
Forma më e thjeshtë për aktivitete individuale.
Nuk kërkon kapital fillestar, por përgjegjësia është personale.

Shoqëri me Përgjegjësi të Kufizuar (SHPK)
Forma më e përdorur në Shqipëri.
Kërkon:
✔ Akt Themelimi
✔ Statut
✔ Kapital minimal (edhe simbolik)
Përgjegjësia është e kufizuar në kapitalin e investuar.

Shoqëri Aksionare (SHA)
Përdoret për biznese më të mëdha dhe struktura më komplekse.
Kërkon organizim më të avancuar dhe kapital më të lartë.

Ne ju ndihmojmë të filloni saktë

Deva Consulting ju asiston në çdo hap të procesit, duke shmangur gabimet që shumica e bizneseve bëjnë në fillim.

Dokumentacioni i detyrueshëm:

✔ Akt Themelimi
✔ Statuti i shoqërisë
✔ Regjistrimi në QKB dhe pajisja me NIPT
✔ Aktivizimi në sistemin e tatimeve
✔ Regjistrimi në sigurime (nëse ka punonjës)


Detyrimet fillestare:

✔ Deklarime tatimore sipas aktivitetit
✔ Mbajtje e dokumentacionit financiar
✔ Respektim i afateve mujore dhe vjetore

Mosrespektimi i këtyre sjell penalitete që në fillim të aktivitetit.

Ne ju ndihmojmë të filloni saktë

Deva Consulting ju asiston në çdo hap të procesit, duke shmangur gabimet që shumica e bizneseve bëjnë në fillim.

Hap biznesin tënd sot

Vendosni bazat e duhura që në fillim dhe shmangni gabimet që kushtojnë më vonë.

Kërko një konsultë falas

WhatsApp

Merr përgjigje brenda ditës

Zyra jonë

Tiranë, Shqipëri

Konsulence

Flisni direkt me ne

Informacion praktik për biznesin tuaj

Praktikat reale dhe detyrimet ligjore në Shqipëri.

Shpjegojmë në mënyrë të thjeshtë çështjet më të rëndësishme të kontabilitetit dhe taksave, që çdo biznes në Shqipëri duhet të kuptojë.