Deva Consulting mbështet kompanitë në kontabilitet, taksa dhe vendimmarrje financiare me struktura të qarta, transparencë dhe përputhje të plotë ligjore.
Nga kontabiliteti i përditshëm te planifikimi financiar, Deva Consulting ju ndihmon të mbani kontroll të plotë mbi financat dhe detyrimet tuaja.
Mbajtje e saktë dhe e organizuar e kontabilitetit për çdo fazë të biznesit.
Menaxhim korrekt i deklarimeve dhe optimizim i detyrimeve fiskale.
Mbështetje strategjike për vendime të sigurta dhe struktura të qëndrueshme.
Menaxhim i proceseve të përditshme për një operim të rregullt.
Me vite eksperiencë në kontabilitet dhe konsulencë financiare, Deva Consulting mbështet biznese në sektorë të ndryshëm në menaxhimin e financave dhe detyrimeve tatimore. Ne ofrojmë zgjidhje të sakta, të qëndrueshme dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar.
Nga bizneset e reja deri te kompanitë e konsoliduara, ne ofrojmë shërbime të përshtatura sipas nevojave dhe strukturës së çdo klienti.
Ne ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe këshillim financiar në çdo hap të zhvillimit të tyre.
Deva Consulting është një zyrë profesionale në Tiranë që ofron shërbime kontabiliteti, taksash dhe konsulence për biznese që kërkojnë korrektësi dhe kontroll financiar.
Qasja jonë është praktike dhe e orientuar drejt rezultateve — duke ndihmuar klientët të shmangin rreziqet dhe të marrin vendime më të sigurta.
Një kompani ndërtimi kishte vështirësi në menaxhimin e dokumentacionit dhe kontrollin e kostove të projekteve.
∴ Ne riorganizuam kontabilitetin, vendosëm strukturë në regjistrimin e shpenzimeve dhe krijuam raportim të qartë financiar.
∴ Kontroll më i mirë i kostove
∴ Dokumentacion i rregullt dhe i verifikueshëm
∴ Reduktim i gabimeve në deklarime
Një klinikë dentare kishte paqartësi në deklarimet tatimore dhe menaxhimin e stafit.
Ne organizuam sistemin e pagave, deklarimet mujore dhe proceset administrative.
✔ Deklarime të sakta dhe në kohë
✔ Menaxhim korrekt i sigurimeve dhe pagave
✔ Reduktim i riskut nga kontrollet tatimore
Një agjenci real estate kishte mungesë kontrolli mbi të ardhurat dhe detyrimet tatimore.
Ne ndërtuam një sistem të qartë raportimi dhe ofruam këshillim për optimizimin fiskal.
∴ Qartësi mbi të ardhurat dhe shpenzimet
∴ Planifikim më i mirë tatimor
∴ Vendime më të sigurta për investime
Një kompani tregtare që operonte me importe kishte vështirësi në menaxhimin e dokumentacionit dhe përputhjen me kërkesat tatimore dhe doganore.
Ne organizuam proceset financiare dhe koordinuam deklarimet për të siguruar korrektësi dhe vazhdimësi në operim.
✔ Dokumentacion i rregullt për çdo transaksion
✔ Deklarime të sakta dhe në kohë
✔ Reduktim i rreziqeve në kontrolle tatimore dhe doganore
Na kanë ndihmuar shumë me organizimin e deklarimeve dhe pagave. Gjithçka bëhet në kohë dhe pa stres, gjë që për ne ka qenë shumë e rëndësishme.

Okulistikë
Para bashkëpunimit kishim shpesh paqartësi për financat. Tani çdo gjë është më e qartë dhe e kontrolluar. Ndihemi shumë më të sigurt.

Notere
Bashkëpunim shumë korrekt dhe i qartë. Vlerësoj seriozitetin dhe mënyrën si trajtohet çdo detaj pa vonesa.

Përpunues Qeramike
Na kanë ndihmuar të vendosim rregull në dokumentacion dhe kontabilitet. Tani kemi më shumë kontroll dhe nuk kemi më pasiguri si më parë.
Mosdorëzimi i deklarimeve (TVSH, sigurime, tatim fitimi) sjell penalitete dhe gjoba sipas legjislacionit shqiptar. Në disa raste mund të krijohen edhe detyrime të akumuluara që rrisin kostot për biznesin.
Duke mbajtur kontabilitet të rregullt dhe duke dorëzuar deklarimet në kohë. Një menaxhim i saktë i dokumentacionit dhe ndjekja e afateve ligjore është thelbësore për të shmangur çdo problem.
Është një situatë shumë e zakonshme. Ne mund të riorganizojmë dokumentacionin financiar dhe të rregullojmë deklarimet e prapambetura për ta sjellë biznesin në përputhje me kërkesat ligjore
Po, çdo transaksion duhet të regjistrohet dhe të deklarohet sipas ligjit. Mosdeklarimi i saktë mund të sjellë penalitete dhe probleme gjatë kontrolleve tatimore.
Në këtë rast është e rëndësishme që dokumentacioni të jetë i rregullt dhe i plotë. Ne ofrojmë asistencë gjatë kontrolleve për të siguruar që çdo gjë të jetë në përputhje me ligjin.
Shumë biznese paguajnë më shumë për shkak të mungesës së planifikimit tatimor. Me një analizë të thjeshtë financiare mund të identifikohen mundësi për optimizim brenda kuadrit ligjor.
Duhet të regjistroheni në QKB, të krijoni NIPT, të aktivizoni llogaritë në e-Albania dhe të organizoni kontabilitetin që nga dita e parë. Ne ju ndihmojmë në çdo hap të këtij procesi.
Na shkruani dhe ju japim një përgjigje të qartë për situatën tuaj.
Kërko një konsultë falas
Klinika NikaKlinikë Dentare