Menaxhoni financat me siguri.

Partner i besueshëm për financat dhe zhvillimin e

biznesit tuaj

Deva Accounting mbështet kompanitë në kontabilitet, taksa dhe vendimmarrje financiare me struktura të qarta, transparencë dhe përputhje të plotë ligjore.

 

100+

Biznese të asistuara

10K+

Pse bizneset zgjedhin Deva Accounting

Zgjidhje të strukturuara për financat e biznesit tuaj

Nga kontabiliteti i përditshëm te planifikimi financiar, Deva Consulting ju ndihmon të mbani kontroll të plotë mbi financat dhe detyrimet tuaja.

Vendime më të sigurta.

Ekspertizë financiare që mbështet rritjen e biznesit

Deva Accounting ofron shërbime të integruara në kontabilitet, taksa dhe konsulencë biznesi për kompani që kërkojnë strukturë, korrektësi dhe kontroll financiar. Ne nuk merremi vetëm me deklarime, ndihmojmë biznesin tuaj të operojë në mënyrë të rregullt, të shmangë rreziqet dhe të planifikojë rritjen në mënyrë të qëndrueshme.

Kontabilitet & Financa

Mbajtje e saktë dhe e organizuar e kontabilitetit për çdo fazë të biznesit.

Taksa & Detyrime Tatimore

Menaxhim korrekt i deklarimeve dhe optimizim i detyrimeve fiskale.

Konsulencë Biznesi & Ligjore

Mbështetje strategjike për vendime të sigurta dhe struktura të qëndrueshme.

Shërbime Administrative & HR

Menaxhim i proceseve të përditshme për një operim të rregullt.

Eksperiencë reale në treg

Me vite eksperiencë në kontabilitet dhe konsulencë financiare, Deva Consulting mbështet biznese në sektorë të ndryshëm në menaxhimin e financave dhe detyrimeve tatimore. Ne ofrojmë zgjidhje të sakta, të qëndrueshme dhe në përputhje me legjislacionin shqiptar.

0 +
Vite Eksperiencë
0
Biznese të Asistuara

Mbështetje për biznese në çdo fazë

Nga bizneset e reja deri te kompanitë e konsoliduara, ne ofrojmë shërbime të përshtatura sipas nevojave dhe strukturës së çdo klienti.

Partneritet afatgjatë

Ne ndërtojmë marrëdhënie të qëndrueshme me klientët tanë, duke ofruar mbështetje të vazhdueshme dhe këshillim financiar në çdo hap të zhvillimit të tyre.

0
Bashkëpunime në sektorë të ndryshëm

Rreth Deva Accounting

Deva Accounting është një zyrë profesionale në Tiranë që ofron shërbime kontabiliteti, taksash dhe konsulence për biznese që kërkojnë korrektësi dhe kontroll financiar.

Qasja jonë është praktike dhe e orientuar drejt rezultateve — duke ndihmuar klientët të shmangin rreziqet dhe të marrin vendime më të sigurta.

Sfida Reale Financiare dhe Tatimore

Raste reale nga bizneset që kemi mbështetur

Kompani ndërtimi - Mars 21, 2023

Organizim financiar dhe kontroll kostosh

Një kompani ndërtimi kishte vështirësi në menaxhimin e dokumentacionit dhe kontrollin e kostove të projekteve.

∴ Ne riorganizuam kontabilitetin, vendosëm strukturë në regjistrimin e shpenzimeve dhe krijuam raportim të qartë financiar.

∴ Kontroll më i mirë i kostove

∴ Dokumentacion i rregullt dhe i verifikueshëm

∴ Reduktim i gabimeve në deklarime

Klinikë dentare - Dhjetor 11, 2023

Menaxhim i saktë i deklarimeve dhe pagave

Një klinikë dentare kishte paqartësi në deklarimet tatimore dhe menaxhimin e stafit.

Ne organizuam sistemin e pagave, deklarimet mujore dhe proceset administrative.

✔ Deklarime të sakta dhe në kohë
✔ Menaxhim korrekt i sigurimeve dhe pagave
✔ Reduktim i riskut nga kontrollet tatimore

Agjenci imobiliare - Korrik 02, 2024

Strukturim financiar dhe optimizim tatimor

Një agjenci real estate kishte mungesë kontrolli mbi të ardhurat dhe detyrimet tatimore.

Ne ndërtuam një sistem të qartë raportimi dhe ofruam këshillim për optimizimin fiskal.

∴ Qartësi mbi të ardhurat dhe shpenzimet
∴ Planifikim më i mirë tatimor
∴ Vendime më të sigurta për investime

Kompani tregtare (import/eksport) - Tetor 03, 2023

Menaxhim i detyrimeve dhe dokumentacionit

Një kompani tregtare që operonte me importe kishte vështirësi në menaxhimin e dokumentacionit dhe përputhjen me kërkesat tatimore dhe doganore.

Ne organizuam proceset financiare dhe koordinuam deklarimet për të siguruar korrektësi dhe vazhdimësi në operim.

✔ Dokumentacion i rregullt për çdo transaksion
✔ Deklarime të sakta dhe në kohë
✔ Reduktim i rreziqeve në kontrolle tatimore dhe doganore

3 muaj mbështetje falas për bizneset e reja. Nëse sapo keni hapur biznesin, përfitoni këshillim financiar dhe deklarime tatimore falas për 3 muaj. Filloni siç duhet, që nga dita e parë.

Zgjidhni paketën e duhur për biznesin tuaj

Shërbime të strukturuara sipas fazës dhe nevojave të biznesit tuaj

  • One Time
  • Mujore
  • Vjetore

Start

Për biznese të sapokrijuara
  • Regjistrimi i biznesit në QKB dhe tatime
  • Krijimi i NIPT dhe konfigurimi në e-Albania
  • Mbajtje e librave të shitjes dhe blerjes
  • Deklarimet tatimore mujore
  • Konsulencë bazë

Standard

Për biznese në zhvillim
  • Të gjitha shërbimet e paketës Start
  • Monitorim financiar mujor
  • Menaxhim inventari
  • Përgatitje bilanci vjetor
  • Konsulencë financiare dhe tatimore

Pro

Për kompani të strukturuara
  • Të gjitha shërbimet e paketës Standard
  • Menaxhim i burimeve njerëzore
  • Raportime financiare të avancuara
  • Asistencë gjatë kontrolleve tatimore
  • Planifikim tatimor strategjik

Vlerësime

Çfarë thonë klientët për bashkëpunimin me Deva Accounting

Klinika Nika
Klinika Nika

Klinikë Dentare

Na kanë ndihmuar shumë me organizimin e deklarimeve dhe pagave. Gjithçka bëhet në kohë dhe pa stres, gjë që për ne ka qenë shumë e rëndësishme.

Klinika IGLOR
Klinika IGLOR

Okulistikë

Para bashkëpunimit kishim shpesh paqartësi për financat. Tani çdo gjë është më e qartë dhe e kontrolluar. Ndihemi shumë më të sigurt.

Anisa Isaj
Anisa Isaj

Notere

Bashkëpunim shumë korrekt dhe i qartë. Vlerësoj seriozitetin dhe mënyrën si trajtohet çdo detaj pa vonesa.

Janed Ardor
Janed Ardor

Lingerie Shop

Na kanë ndihmuar të vendosim rregull në dokumentacion dhe kontabilitet. Tani kemi më shumë kontroll dhe nuk kemi më pasiguri si më parë.

Pyetje të shpeshta

Përgjigje konkrete për situata reale financiare dhe tatimore

Mosdorëzimi i deklarimeve (TVSH, sigurime, tatim fitimi) sjell penalitete dhe gjoba sipas legjislacionit shqiptar. Në disa raste mund të krijohen edhe detyrime të akumuluara që rrisin kostot për biznesin.

Mos prisni derisa të bëhet problem

Një gabim i vogël sot mund të kthehet në penalitete nesër. Flisni me ne dhe zgjidhni situatën në kohë.

Kërko një konsultë falas

WhatsApp

Merr përgjigje brenda ditës

Zyra jonë

Tiranë, Shqipëri

Konsulence

Flisni direkt me ne

Këshilla dhe udhëzime për biznesin tuaj

Informacione praktike për kontabilitetin, taksat dhe menaxhimin financiar në Shqipëri

Në blogun tonë do të gjeni përgjigje për pyetje reale që hasin bizneset çdo ditë nga deklarimet tatimore te organizimi i financave dhe shmangia e penaliteteve.